Turistët shohin tmerr me sy në mes të detit

Të paktën 22 turistë, origjina e të cilëve nuk bëhet ende e ditur, kanë mbetur të lënduar pasi një masiv llave goditi një varkë turistike në oqean pranë ishullit të madh të Hawaiit.

Fun

20/07/2018 23:34

Një bombë llavë është një fenomen natyror që ndodh kur fluksi i nxehtë i llavës përzihet me ujërat e Oqeanit..
Departamenti i tokës dhe burimeve Natyrore të Hawaii-t lëshoi një deklaratë, duke thënë se raportet fillestare tregojnë se varka e mbushur me 52 turistë kishte lundruar jashtë zonës së sigurisë të Gardës bregdetare të SHBA-së.

Vullkani i Kilauea ka shpërthyer për më shumë se dy muaj, duke shkaktuar evakuime dhe madje duke formuar ishuj të rinj, shkruan Daily Mail.

Një shpërthim i kraterit të premten shkatërroi qindra shtëpi në Big Island. Rojet bregdetare, ndërkohë u kanë kujtuar të gjitha anijeve rëndësinë e respektimit të zonës së sigurisë prej 300 metrash, e vendosur rreth të gjitha pikave hyrëse të llavës.

Ata që afrohen pa marrë miratimin paraprak nga Rojet bregdetare për të hyrë në zonën e caktuar mund të përballen me akuza penale dhe civile.