Turistët pushojnë teksa malet digjen në Francë (Foto)

Nga zjarret e marra në qytetin turistik të Francës Jugore, San Tropez, turistët janë detyruar që të flenë në plazh teksa shohin malet duke u djegur.

Bota

26/07/2017 15:20

 

Ata janë detyruar që në orët e para të mëngjesit të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Zjarret në Francën jugore kanë detyruar evakuimin e 10,000 njerëzve gjatë natës, kanë thënë autoritet franceze.

Qindra zjarrfikës janë vendosur për të luftuar zjarret pranë Bormes-les-Mimoses, në rajonin e Provence-Alpes-Côte d’Azur të vendit, shkruan BBC.

Franca më herët i kërkoi fqinjëve të saj të BE ndihmë për të luftuar zjarret.

Rreth 4,000 hektarë tokë janë djegur përgjatë bregut mesdhetar, në brendësi të maleve dhe në ishullin e Korsikës.

Kanë ndodhur të paktën 10, 000 evakuime”, ka thënë një zyrtar i zjarrfikësve për agjencinë e lajmeve AFP.

Një nga zjarret më të rënda është ai në afër vendpushimit popullor të Saint-Tropez. Po ashtu edhe në Korsikë, qindra shtëpi janë evakuuar.

Në përgjithësi, më shumë se 4,000 zjarrfikës dhe trupa të mbështetur nga bombarduesit e ujit kanë tentuar të shuajnë flakët që nga e hëna.

Të paktën 12 zjarrfikës janë plagosur dhe 15 oficerë të policisë janë prekur nga thithja e tymit, thonë zyrtarët.

franca2 franca1