Turistët kinezë pështyjnë në trena në Zvicër, hapen linja të reja vetëm për ta

Turistët kinezë që vizitojnë malin Rigi në Alpet Zvicerane janë bërë shkas për një sërë ankesash nga turistët e kombësive të tjera, pasi kanë sjellje të papërshtatshme në tren.

Fun

31/08/2015 21:27

Qëndrojnë në këmbë dhe bëjnë fotografi gjatë gjithë kohës, tregohen të pasjellshëm dhe madje janë parë edhe të pështyjnë në tokë.

Për të shmangur tensione të mëtejshme mes kulturave, së shpejti do të vihet në punë një tren i ri vetëm për turistët kinezë. Tualetet pastrohen rregullisht dhe janë vendosur tabela se si të përdoren në mënyrë korrekte.

Kjo lëvizje nuk është pritur mirë në Kinë, është quajtur si diskriminim ndaj kinezëve, ndërsa këta të fundit janë argumentuar si ‘ndihmë për ekonominë zvicerane’./shqiptarja