Turistët gjetën një vrimë në shkretëtirë, ajo që zbuluan ishte shumë e rrallë (Foto)

Sot teknologjitë moderne janë zhvilluar mirë dhe gjenden në të gjitha sferat e jetës tonë, përfshirë edhe strehimin.

Fun

15/06/2017 02:34

Ne jemi mësuar me kushte të rehatshme dhe papritur mendojmë se të gjithë jetojnë në kushte të barabarta. Por kjo nuk është e vërtetë.

Teksa disa turistë ishin duke ecur në shkretëtirat e Australisë gjetën një zgjidhje shumë të pazakontë. Një qytet i quajtur Cobber Pedy u zbulua prej tyre. Në sipërfaqe duket një vend mjaft i shkretë dhe të gjithë mendojnë se është një shkretëtirë e braktisur, por në realitet shumica e njerëzve aty jetojnë nën tokë. Në fakt aty janë 3.500 banorë dhe të gjithë jetojnë nën sipërfaqe.

Kjo është një zgjidhje gjeniale duke marrë parasysh thatësirën dhe temperaturat e larta që janë aty. Qyteti është themeluar në vitin 1915 dhe kanë qenë minatorët e zonës ata që kanë zbuluar se një mënyrë e përballimit të temperaturave të larta është zhvendosja nën tokë.

 Jemi të sigurtë se nuk e dinit këtë për Austrlinë. Por në qytetin Cobber Pedy mund të gjeni shtëpi, hotele, dyqane, restorante, madje edhe një kishë. /Lajmi.net/