Turistët fluturojnë nga teleferiku i skive gjatë një aksidenti të tmerrshëm

Ky është momenti kur njerëzit janë hedhur nga një ashensor skive që kishte dal jashtë nga funksioni.

Fun

16/03/2018 17:30

Të paktën tetë persona në total u lënduan në aksidentin në vendpushimin, që ndodhet në pllajën në jug të malit të Kaukazit të Madh.

Dëmtimi erdhi nga ashensori që përshpejtoj shpejtësinë normale dhe filloi të lëvizte prapa, duke hedhur njerëzit nga karriget e tyre kur ata arritën në fund të malit, transmeton lajmi.net.

Të plagosurit – përfshirë suedezët dhe ukrainasit – u dërguan menjëherë në spital nga tre agjenci emergjente .

Shumica e atyre të lënduar pësuan vetëm plagë të lehta – përveç një gruaje shtatzënë nga Suedia që vuajti dhimbje në belin e saj dhe një person tjetër që pësoi lëndime në kokë.

Ministri i Shëndetësisë David Sergeenko tha se palët do të transportohen në kryeqytetin e Tbilisit për ‘rehabilitim të veçantë dhe trajtim’.

Arsyeja e saktë për aksidentin ende nuk është përcaktuar, edhe pse ministria e financave është raportuar të ketë kontaktuar me prodhuesit e skive, grupin austriak Doppelmayr Garaventa, për të ofruar një shpjegim.

Është spekuluar se mund të ketë qenë shkaku i luhatjeve të tensionit ose çështjeve të frenimit.

Skija në Gjeorgji po bëhet gjithnjë e më popullore, me një numër gjithnjë e më të madh turistësh të huaj duke përfituar nga çmimet relativisht të lira. /Lajmi.net/