Turi zbulon sa para i kishin lënë në zarf të ftuarit në dasmë

Sezonën e dasmave të estradës këtë vit e kishin nisur Turjan Hyska dhe Orinda Huta.

ShowBiz

12/11/2017 11:50

Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë përrallore, ku Orinda dukej si princeshë, shkruan lajmi.net.

Turi ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Shiko kush luan”, ku përveç se u argëtua me lojërat që u zhvilluan në emision ai u pyet edhe për disa detaje rreth dasmës.

Në lidhje me shumën e parave që të ftuarit kishin në lënë në zarf, Turi tha: “Shuma më e madhe ishte 5 mijë euro, kurse shuma më e ulët besoj 30 mijë lekë”.

Orinda tash e një kohë të gjatë është shkëputur nga muzika dhe ka filluar t’i bëjë ‘konkurrencë’ Turit me angazhimin në televizion. /Lajmi.net/