Turan ngacmon Realin

Mesfushori i Atletico Madridit, Arda Turan e konsideron si qesharake mos përjashtimin e mbrojtësit të Real Madridit, Dani Carvajal, në duelin kundër Juventusit.

Sport

06/05/2015 09:47

Mesfushori i Atletico Madridit, Arda Turan ka bërë shaka me vendim për mungesën e përjashtimit të mbrojtësit Dani Carvajal në humbjen e Real Madridit nga Juventus me rezultat 2:1.

Carvajal e rrëzoi Carlos Tevezin brenda zonës duke shkaktuar penallti, dhe i mundësoi argjentinasit të shënojë për fitoren dhe avantazhin e Bianconerëve para ndeshjes së kthimit në Santiago Bernabeu.

Por, ai shpëtoi pa u ndëshkuar – edhe pse ishte futbollisti i fundit – nga gjyqtari Martin Atkinson, i cili ishte ai që e përjashtoi Turanin me dy kartonë të verdhë në duelin mes Atleticos dhe Realit në rrethin e shkuar të garës.

“Qesharake se si gjyqtari i cili më ndëshkoi mua me dy kartonë të verdhë është duke i përdorur rregullat e njëjta njësoj si ky gjyqtar që nuk i dha dy kartonë të verdhë Carvajalit, apo jo?”, shkroi Turan në Twitter.