Turan gati sa si rrah gjyqtarët në Turqi

Arda Turanin e pret një dënim i rëndë nga Federata e Futbollit të Turqisë.

Sport

07/05/2018 18:34

Ish sulmuesin e Barcelonës e kanë lëshuar nervat në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij, Besaksehir.

Turan nuk u pajtua me një vendim të anësorit, të cilin gati nuk e goditi.

Sjellja e tij u sanksionua me karton të kuq nga gjyqtari i takimit, i cili po ashtu ishte afër të pësonte nga Turan.

Sipas medieve në Turqi, Turan për këtë sjellje mund të dënohet nga tetë deri në dhjetë ndeshje mos lojë./Lajmi.net/

YouTube player