Turan – Galatasaray, ndodh befasia (FOTO)

Arda Turan ka befasuar duke refuzuar transferimin në Galatasaray.

Sport

08/09/2017 12:30

Arda Turan ka ndërruar mendjen në momentet e fundit para transferimit në Galatasaray.

Mediat spanjolle raportojnë se mesfushori i Galatasarayt në fund ka vendosur ta refuzojë transferimin te ish skuadra e tij.

Turan pritej që sot ta kompletojë transferimin në klubin nga vendlindja e tij, përcjell “lajmi.net”.

Por, ai tani ka hedhur poshtë mundësinë e kalimit në Galatasaray, në ditën e fundit të afatit kalimtar në Turqi. /Lajmi.net/