Turan, ‘egjel’ i italianëve

Mesfushori i Atletico Madridit, Arda Turan ka bilanc fantastik në përballje me ekipet italiane. Ai e eliminoi Lazion dhe Udinesen në Europa League si dhe Milanin nga edicioni i shkuar i Ligës së Kampionëve.

Sport

09/12/2014 12:51

Juventus duhet të ketë kujdes. Bianconerët ndeshen sonte me Atletico Madridin në duelin e fundit dhe vendimtar për kualifikim në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve. Atletico është kualifikuar por Juventusit i nevojitet edhe së paku një pikë.

Megjithatë, një lajm i keq për kampionin e Italisë është se mesfushori i Atleticos, Arda Turan ka bilanc fantastik në përballje me ekipet italiane.

Ai e eliminoi Lazion dhe Udinesen në Europa League si dhe Milanin nga edicioni i shkuar i Ligës së Kampionëve. Turan shënoi golin e fitores 1:0 për Atleticon në takimin me Juventusin në Vicente Calderon.