Tuna sapo zbuloi se si do të duket në klipin e ri

Ka pak javë që Tuna ka publikuar projektin e ri, me të cilin u rikthye në skenë pas një pauze të gjatë.

ShowBiz

08/09/2018 16:26

Bëhet fjalë për këngën “Chonga”, e cila u prit shumë mirë nga fansat e këngëtares, shkruan lajmi.net.

Por, ajo nuk është ndalur me kaq dhe menjëherë ka filluar përgatitjet për këngën e re, të cilës do t’ia bashkëngjes videoklipin.

Para pak ditësh, atjo ka paralajmëruar një duet me Seven Saraçin, por asnjëri nuk kanë preferuar të japin detaje.

Megjithatë, në disa imazhe që këngëtarja i ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, ajo vjen me një ‘look’ krejt ndryshe, e që supozohet të jenë pjesë e klipit të ri me Sevenin. /Lajmi.net/