Tuna sapo publikoi një foto që Robertit nuk do t’i pëlqejë aspak

Tuna ka raporte mjaft të mira me Arona Berishën, vajzën që Roberti e ka jashtë martesës me një grua tjetër.

ShowBiz

18/10/2018 15:59

Këngëtarja shqiptare dhe Arona, vajza që Roberti e mohoi si të veten kalojnë mjaft mirë së bashku dhe kjo është dëshmuar atëherë kur  Tuna e kishte ftuar atë në ditëlindjen e Tianit.

Një tjetër fakt se ato vazhdojnë të kenë raportet të mira është fotografia që Tuna e ka publikuar së fundmi në Instastory.

Madje për prishjen e raporteve mes Tunës dhe Robertit besohet se ‘mollë sherri’ u bë pikërisht raporti i afërt i tyre.

Por pavarësisht kësaj Tuna vazhdon ta ketë qëndrimin e saj dhe nuk i intereson mendimi i të tjerëve.

Tuna vazhdon të hesht ndaj sulmeve te Robertit dhe është shprehur që për të ka vlerë vetëm familja e saj që nënkupton Tianin dhe Patrisin dhe se të tjerët nuk kanë fare rëndësi për të.

Duke qenë se ai është tip paksa impulsiv, pritet një reagim pas publikimit të fotografisë që Tuna e publikoi në Instagramin e saj./Lajmi.net/

YouTube player