Tuna publikon imazhin më të ëmbël të Patrisit me të birin

Këngëtarja nga Maqedonia, Tuna Sejdiu dhe bashkëshorti i saj, Patris Berisha, janë dy nga emrat më të përfolur në media.

ShowBiz

16/11/2018 14:40

Jeta e tyre familjare ka qenë kryetemë e mediave rozë për shkak të debatit që pati Roberti me Tunën, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, Patrisi në ‘Xing me Ermalin’, për herë të parë ka folur për raportin që ata kanë dhe se në rend të parë vjen familja e tij.

Kjo duket se vlen edhe për Tunën, pasi sapo ndau një imazh me ndjekësit, në të cilin shfaq Patrisin dhe thesarin e tyre, Tianin.

“Familja e para”, shkruan Tuna.

Çifti tashmë janë një familje tejet e kompletuar dhe e lumtur e që nuk ngurrojnë të shfaqin edhe dashurinë ndaj njëri-tjetrit. /Lajmi.net/