Tuna pranon se ka bërë operacione plastike

Altuna Sjediu ka pranuar se ka ndërhyrë në pamjen e saj për ta përmirësuar dhe për të qenë kjo që është sot, pasi nuk ndihej perfekte dhe ka kërkuar ndihmën e bisturisë.

ShowBiz

05/12/2015 11:05

Bjondja bukuroshe, Tuna që i këndon zogut, në një intervistë të gjatë për “6 ditë pa Ermalin” ka pranuar ndërhyrjet që ka bërë në hundë dhe buzë.

Si Tuna ashtu edhe shumë kolege të saj janë gjendur shpesh herë në rrebeshin e kritikave të njerëzve të ndryshëm në rrjetet sociale për fryrjen e buzëve, bërjen e gjoksit apo shumë ndërhyrje të tjera, pasi u kanë dalë foto se si kanë qenë dhe si janë aktualisht. /Klan