Tuna me set të ri fotografik, çfarë po paralajmëron?

Viti 2017 do të jetë vit të cilin Tuna do ta mbajë mend gjithmonë, kjo ngase solli në jetë djalin që e pagëzoi me emrin Tian.

ShowBiz

17/12/2017 10:24

Nga lindja e tij, këngëtarja i është përkushtuar tërësisht duke lënë pas çdo aktivitet nga muzika, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Tunën e kemi parë duke sjellë imazhe të reja profesionale në të cilat shfaqet secilën herë më ndryshe, e kështu veproi edhe në imazhin e fundit.

E veshur me një bluzë pink tërësisht transparente që vënte në pah sutjenat e saj, Tuna dukej tejet seksi me flokët gërsheta.

Këto imazhe të këngëtares kanë shtuar dyshimet tek fansat se ajo po paralajmëron një projekt të ri pas një pauze të gjatë, por se çfarë po përgatit Tuna në të vërtetë mbetet të shihet ditëve në vijim. /Lajmi.net/