Tuna me dedikim dashurie për Patrisin

Këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna që nga lindja e djalit është e përkushtuar tërësisht në familje.

ShowBiz

03/11/2017 19:34

Ajo ka lënë prapa projektet muzikore tash e një kohë të gjatë, kurse ishte “Kënga Magjike 2016” festivali në të cilin e kemi parë së fundi në skenë, Tunën, shkruan lajmi.net.

Tuna është goxha aktive në rrjete sociale duke publikuar imazhe në të cilat shpeshherë i dedikon fjalë dashurie Patrisit, por edhe  dedikime prej mamaje, vogëlushit Tian.

Së fundi, ajo ka shkruar disa fjalë dashurie për Patrisin, në të cilat thotë ““Ndjehem sikur gjithçka në jetën time më ka dërguar drejt teje. Zgjedhjet e mia, pendimet e mia dhe zemërthyerjet. Gjithçka. Dhe kur jemi bashkë, duket sikur e tërë e kaluara ime ia ka vlejtur. Për shkak se sikur të kisha bërë vetëm një gjë ndryshe, s’do të të kisha njohur”. /Lajmi.net/