Tuna i ka dy fjalë për Mozzikun dhe Loredanën!

Ka dy ditë që Mozzik dhe Loredana e kanë publikuar projektin e tyre të ri të përbashkët muzikor.

ShowBiz

16/09/2018 23:21

Kënga ‘Bonnie & Clyde’ tashmë ka më shumë se 3 milion klikime në Youtube, shkruan lajmi.net

Kjo dëshmon se publiku a ka pëlqyer këtë bashkëpunim, por çifti u duartrokitën edhe nga kolegët e tyre këngëtarë të cilët ua kanë shpërndarë këngën.

Si rrallë herë këngëtarja Tuna ka shkruar dy fjalë për Mozzikun dhe Loredanën.

”Më pëlqejnë çiftet që punojnë së bashku. Është një art në vete. Shumë këndshëm”, ishin fjalët e Tunës pranë postimit./Lajmi.net/

YouTube player