Tuna e shfaq Patrisin të dehur, veprimi i tij do ju habisë

Edhe çifti i famshëm i showbizit shqiptar, Patris Berisha dhe Tuna Sejdiu kanë nisur pushimet.

ShowBiz

12/10/2018 15:20

Ndonëse shumë prej fytyrave publike kanë përfunduar pushimet kjo nuk vlen për Tunën dhe Patrisin, shkruan lajmi.net

Ata janë duke kaluar kohë të mira së bashku në Turqi, të cilët në videon e fundit shihet se po argëtohen pafund.

Tuna ndau një moment të veçantë me ndjekësit e cila e shfaq Patrisin të dehur e që në mbishkrim ia lë këto fjalë: “Babi u deh”, ku shihet Patrisi duke kërcyer dhe duket mbajtur biberonin e Tianit në gojë.

Theksojmë se çifti janë mjaft të ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, dhe çdo detaj nga jeta e tyre private zgjon interesim te publiku.

Tuna shënoi rikthimin e saj në muzikë këtë vit me projektin “Chonga”, pas një mungese të gjatë afro dy vjeçare në muzikë. /Lajmi.net/