Tuna e emocionuar për hapat e parë të Tianit

Është emër shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

14/05/2018 14:34

Këngëtarja që prej kohës kur po priste të lindte djalin është shkëputur nga muzika, shkruan lajmi.net.

Por, përmes rrjeteve sociale ajo po i mban të informuar fansat për më të rejat rreth saj, e së fundi ka dhënë sinjale se po i kthehet muzikës.

Në një video që ma postuar së fundi në llogarinë e saj në Instagram, Tuna ka shfaqur djalin duke ecur.

Kjo gjë e ka gëzuar shumë atë por njëkohësisht e bëri të emocionohet, duke shkruar mbi video “O Zot”. /Lajmi.net/