Tuna dhe Seven Saraçi vijnë me “Maria”, skena të ‘nxehta’ në klip

Ka disa ditë që ishte paralajmëruar një projekt i ri muzikor nga Altuna Sejdiu dhe Seven Saraçi.

ShowBiz

12/10/2018 18:37

Kënga me titull “Maria” sapo është publikuar në kanalin YouTube dhe vjen e shoqëruar edhe me videoklip, shkruan lajmi.net.

Në klipin e kësaj kënge është edhe Vildane Zeneli, e cila bën lëvizje të ‘nxehta’ veshur tejet provokuese.

Për tekstin dhe muzikën e këngës është përkujdesur Seveni, mix/masterin Darko, ndërsa videoja është realizuar nga “Mojo Producions”.

Në linkun e mëposhtëm gjendet videoklipi i këngës “Maria” nga Tuna dhe Seven Saraçi. /Lajmi.net/

YouTube player