Tuna dedikim prekës të birit: Të dua më shumë se veten…

Që prej lindjes së djalit, Tuna i është përkushtuar tërësisht atij.

ShowBiz

16/08/2018 21:01

Madje, për më shumë se një vit, këngëtarja kishte lënë pas edhe angazhimet në muzikë, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, Tuna kohë pas kohe publikon imazhe të djalit, të cilit i dedikon fjalë përplot dashuri.

Njësoj ka vepruar edhe së fundi, kur vogëlushit i  postoi një fotografi nga plazhi me fjalë që rrjedhin nga shpirti i një nëne.

“Ama un ty t’du ma shume se veten”, ka qenë mbishkrimi që këngëtarja i la fotos.

Kujtojmë që projekti muzikor që riktheu Tunën në skenë është “Chonga”, i publikuar 10 ditë më parë dhe ka marrë mbi 1 milion klikime në YouTube. /Lajmi.net/