Tumblr do të fillojë bllokimin e përmbajtjes për të rritur më 17 dhjetor

Tumblr ka njoftuar se nuk do të lejojë më përmbajtje për të rritur, duke filluar nga 17 dhjetori. Rrjeti social, i cili është në pronësi të kompanisë të Engadget, thotë se me përmbajtje për të rritur nënkuptojnë "foto, video ose fotografi të lëvizshme që tregojnë gjenitalet njerëzore ose gjinjtë e femrave dhe çdo dhe pamje të tjera që përshkruajnë akt seksual.

Fun

03/12/2018 20:25

“Masa vjen menjëherë pasi aplikacioni i Tumblrit u hoq nga App Store, për shkak të imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve që depërtonin në këtë faqe interneti”, thuhet në një deklaratë të Tumblr, transmeton lajmi.net.

“Ndërsa Tumblr vazhdon të rritet dhe të evoluojë dhe kuptimi ynë për ndikimin tonë në botë  bëhet më i qartë, ne kemi përgjegjësi të konsiderojmë këtë ndikim ndërmjet grupeve të ndryshme të moshës, demografisë, kulturave dhe mendimeve”, tha kompania në një deklaratë për vendimin e saj për të ndaluar përmbajtjen e të rriturve.

Disa përmbajtje do të vazhdojnë të lejohen sipas rregullave të reja, duke përfshirë gjinjtë në kontekstin e dhënies së gjirit, lindjes dhe situatave të lidhura me shëndetin, si dhe erotizmin, lakuriqësinë që lidhet me një ngjarje lajmore apo edhe nuditet në art.

Ndërkohë që do të ketë edhe njoftim për përmbajtjet për të rritur, si dhe ato do të shndërrohen në një mjedis privat. /Lajmi.net/