Tullacët i kthehen një metode të re për të krijuar iluzionin e një koke me flokë

Për shumicën e meshkujve, humbja e flokëve është pikëlluese, dhe përveç se i humbin flokët ata e humbin edhe vetëbesimin.

Lifestyle

05/05/2015 12:00

Tani, një numër i madh i meshkujve i janë kthyer një procedure të re – flokë tatuazh, një teknikë jo-kirurgjike e cila jep iluzionin e një koke me flokë, por të rruar.

Procedura funksionon duke vizatuar grimca të vogla të pigmentit në lëkurën e kokës, që ngjajnë në qime të shkurtra, transmeton Lajmi.net.

Pika të vogla të bojës për të replikuar çdo gjëndër floku bëhen tatuazh në kokë, duke i dhënë kokës një iluzion të përgjithshëm sikur të kishte flokë të rruara, me një vijë të dukshme të flokëve.

Kjo procedurë mund të largojë përgjithmonë kokën tullace, dhe meshkujt të cilët brengosen për humbjen e flokëve do ta kthejnë besimin në vetvete dhe do t’i bëjë të ndjehen më mirë.

Procedura quhet “Mikro-pigmentimi i lëkurës së kokës” dhe zgjatë rreth dy deri në tre orë për t’u përfunduar, varësisht nga zona e kokës pa flokë, transmeton Lajmi.net.

Procedura kushton rreth 2,000 deri në 3,000 euro – që është më lirë se transplanti i qimeve, që zakonisht kushton deri në 7,000 euro.

Më poshtë mund të shihni fotografi nga kjo procedurë:

2821CE1800000578-0-image-a-40_14303180305352821CDC200000578-0-image-m-39_14303180228132821CDDA00000578-0-image-a-22_14303177501912821CDCF00000578-0-image-m-21_14303177412082821CE3000000578-0-image-a-36_14303180038652821CE2900000578-0-image-m-35_1430317993738