Tuchelit i ndodh diçka qesharake në konferencën pas humbjes nga Liverpooli

Trajneri i PSG, Tomas Tuchel, nuk e ka pritur aspak mirë humbjen në sekondat e fundit ditën e djeshme ndaj Liverpoolit, dhe si për të trazuar akoma më shumë situatën, mendoi e ëma e tij, që e pengoi edhe në konferencën pas ndeshjes.

Sport

19/09/2018 19:15

Teksa po fliste me gazetarët në përfundim të takimit, gjermanit i ra telefoni, dhe nuk hezitoi t’ia tregonte të gjithëve, duke i kthyer ekranin e telefonit, e duke u shprehur se ishte pikërisht nëna e tij që po i telefononte.

Me një buzëqeshje në fytyrë, ai e kaloi edhe këtë moment të sikletshëm.

PSG humbi 3:2.