Tuchel zbulon dashurinë e tij për Neymar: E përqafoj dhe i shkruaj mesazhe

Neymar JR është ylli kryesor i skuadrës së Paris Saint Germain, të cilës momentalisht është duke i munguar, si pasoj e një lëndimi në këmbë.

Sport

03/02/2019 10:39

Trajneri i skuadrës së PSG, Thomas Tuchel ka folur rreth raportit të tij të ngushtë me sulmuesin brazilian, duke bërë të ditur se mban rregullisht kontakte me yllin e lënduar.

“Kur ai është në stërvitje, e përqafoj atë, kur nuk është në qendrën stërvitore, i shkruaj” ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.net.

“Kështu që mbaj kontakt me të. I tregoj se unë akoma besoj dhe pres, i tregoj se jam i mërzitur kur ai nuk është në dhomën e zhveshjes” ka thënë tutje gjermani.

“I shkruaj se jemi të mërzitur kur përgatitemi pa të në skuadër. Bëjmë shaka dhe vazhdojmë të mbetemi në kontakt” ka thënë ndër të tjerash trajneri i PSG.

PSG do ta vuaj mungesën e Neymar edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Paris Saint Germain. /Lajmi.net/