Tuchel trajner i Bayernit? Ky është lajmi i fundit

.

Sport

14/03/2018 17:26

Për momentin është vendosur se Bayern nuk do të flasë për trajnerin e ri deri në fund të sezonit. Por në prapaskenë vazhdon kërkimi. Në klub e kanë të qartë, Jupp Heynckes do të largohet në fund të sezonit.

Për një gjë janë të gjithë dakord, trajneri i di duhet të dijë gjuhën gjermane. Kjo e bën Thomas Tuchel favoritin e stolit bavarez.

Dihet tashmë se Karl-Heinz Rummenigge është në favor të Tuchel, Uli Hoeness jo edhe aq shumë.

Bayern e ka ruajtur interesin për ish-trajnerin e Dortmund. Drejtori sportiv Hasa Salihamidzic është takuar me homologun e tij te BVB Michael Zorc për të marrë sa më shumë informacione për trajnerin, dhe Zorc është shprehur me superlativa për Tuchel.

Edhe Uli Hoeness nuk e përjashton mundësinë e emërimit të tij: “Thomas Tuchel ka kualitetin për të drejtuar FC Bayern.”

Por akoma nuk është zhvilluar një takim mes palëve. Dhe kjo për shkak të Jupp Heynckes. Idealja do të ishte që të qëndronte trajneri aktual, dhe Hoeness e ka shprehur edhe më parë se nuk është kundër Tuchel, por do të donte që Heynckes të qëndronte.

Tuchel i mbetet të shijojë edhe muajt e fundit pushim, pasi edhe nëse nuk shkon te Bayern, me siguri që do të ketë oferta të tjera në fund të sezonit.