Tuchel me deklaratë të madhe pas fitores ndaj Liverpool

Thomas Tuchel është deklaruar i lumtur për fitoren e PSG-së ndaj Liverpool.

Sport

29/11/2018 08:28

PSG në ‘Parkun e Princave’ ka mposhtur 2:1 Liverpool, në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Bernat dhe Neymar, ishin golashënuesit e vetëm në këtë fitore të PSG-së, që ka vlerën e tre pikëve.

“Ka qenë mundësia jonë e fundit për të treguar se mund të konkurrojmë me një skuadër si Liverpool”, ka deklaruar fillimisht Tuchel, përcjell ‘lajmi.net’.

“Liverpool ka një mentalitet të pabesueshëm. Duhet të tregojmë se mund të luamë dhe të konkurrojmë me ata. Ishte e nevojshme dhe ne ishim duke pritur për këtë”.

“Luajtëm me shumë energji, si ekip, punuam shumë. Mentaliteti ishte i pabesueshëm dhe ne fituam një lojë intensive dhe shumë të rëndësishme”./Lajmi.net/