Tuchel i pakënaqur me merkaton e PSG-së

Trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel ka thënë se ka mbetur i pakënaqur me merkaton që ka zhvilluar skuadra e tij.

Sport

03/02/2019 15:01

Skuadra kampione e Ligue 1 bëri vetëm një transferim gjatë afatit kalimtar dimëror, duke afruar në skuadër argjentinasit, Leandro Paredes, nga Zenit St.Petersburg.

“Nëse më pyesni mua nëse jam i kënaqur, nuk jam” ka thënë gjermani, transmeton lajmi.net.

“Nuk jam i nervozuar me afatin kalimtar. Janari është gjithmonë i komplikuar. Kush do të donte të humbiste apo të shiste ndonjë lojtar? Askush” ka thënë tutje ai.

Paris Saint Germain ishin në nevojë të madhe për një mesfushor, pasi Rabiot nuk paraqitet qysh më shumë se dy muaj, kurse Verratti ka pësuar dëmtim.

Ishte Paredes që u afrua në skuadër, por kjo me gjasë nuk ka qenë e mjaftueshme për trajnerin Tuchel. /Lajmi.net/