Tuchel i frikësohet Pogbas, ja çfarë thotë për francezin

Në prag të super ndeshjes Manchester United – Paris Saint Germain, kanë filluar shqetësimet për Thomas Tuchel.

Sport

11/02/2019 20:45

Trajneri i kampionëve të Francës fillimisht ka pranuar lajmet e hidhura për Neymar dhe Cavani, të cilët nuk do të jenë të gatshëm për ndeshje.

Gjithashtu, ai nuk do të mund të llogarisë 100% as në Marco Verrattin, i cili mund të luaj por nuk është komplet i rikuperuar.

Së fundmi, Tuchel ka komentuar edhe kundërshtarët, ku është shqetësuar rreth francezit Paul Pogba.

“Paul është talent i jashtëzakonshëm me shumë aftësi. Ai është lojtar kyç. Ai është i fuqishëm me topin, dhe shumë rrallë e humb posedimin, është i fortë në situatat 1 kundër 1 dhe mund të bëjë diferencën në shumë situata. Ai është një lider dhe luan si i tillë” ka thënë Tuchel për Pogba, transmeton lajmi.net.

“Ai është shumë i rrezikshëm në sulm, krahas Martial – Ata janë shumë të rrezikshëm në partneritet. Pogba është i rrezikshëm edhe nga jashtë zonës” ka thënë ndër të tjerash Tuchel.

Manchester United dhe Paris Saint Germain do të përballen në kuadër të Ligës së Kampionëve, saktësisht në fazën e 1/16-ës së finales.

Këtë javë do të jetë ndeshja e parë e kësaj faze. Kjo ndeshje do të luhet në ‘Old Trafford’. /Lajmi.net/