Tuchel i frikësohet Monacos, ka disa fjalë edhe për Henry

PSG do të përballet me Monacon për ndeshjen e xhiros së 13-të në Ligue 1.

Sport

10/11/2018 21:13

PSG është lidere me 36 pikë, duke regjistruar 12 fitore në po aq ndeshje, kurse Monaco në anën tjetër është në krizën më të thellë viteve të fundit.

Skuadra tashmë e udhëhequr nga Thierry Henry, pozicionohet në  vendin e parafundit me vetëm 7 pikë.

Megjithatë, Tuchel mendon se nuk duhet nënvlerësuar kundërshtari.

“Monaco është ende një skuadër e madhe. Ata janë gjithmonë të rrezikshëm” ka thënë gjermani.

Gjithashtu ai ka komentuar edhe pozicionin e trajnerit Henry.

“Nuk kam ndonjë këshillë për të, ai ishte lojtar i jashtëzakonshëm. Henry ka trajnuar përfaqësuesen belge, dhe ata ishin shumë të mirë në Kupën e Botës”, ka thënë Tuchel.

Ndeshja mes PSG-së dhe Monacos do të zhvillohet të dielën, nga ora 21:00. /Lajmi.net/