“Tuchel është duke tentuar ta bindë Neymarin”

Peter Zeidler, aktualisht trajner i St. Gallen në Zvicër, që pritet t’i bashkohet stafit të Thomas Tuchel, ky i fundit është afër emërimit si trajner i PSG-së, ka bërë të ditur se klubi po bën gjithçka që është e mundur për ta bindur lojtarin që të qëndrojë në “Parc des Princes”.

Sport

17/05/2018 21:34

Zeidler ka shpjeguar se Tuchel është duke insistuar që lojtari të mos largohet nga “Parc des Princes” dhe madje tashmë është takuar personalisht me 26 vjeçarin brazilian.

“E shoh atë të jetë i aftë t’i mbajë yjet si Neymari. Tuchel tashmë ka folur me të, dhe i ka treguar se e do te PSG. Neymar duhet të bindet, trajneri është duke bërë gjithçka për ta bindur që të qëndrojë”.