Tubim i heshtur në Shkodër për vrasjen e çiftit çek, qytetarët me qirinj dhe fotot e viktimave në duar

Qytetarët e Shkodrës po zhvillojnë një tubim të heshtur në këtë qytet pas vrasjes së dy turistëve çekë.

Lajme

04/07/2015 19:44

Ata kanë zhvilluar një tubim paqësor para Bashkisë së Shkodrës me qirinj dhe foto të viktimave në duar.

Tubimi është organizuar nga shoqëria civile dhe qytetarët pas sensibilizimit dhe thirrjeve që u bënë në rrjetet sociale.

“Ngushëllime familjarëve të viktimave, ngjarje e rëndë”, kanë thënë qytetarët që kanë marrë pjesë në këtë tubim paqësor.