Tspiras nuk do ta njohë Kosovën?

Greqia nuk do të ndryshojë qëndrim sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës, edhe për kundër faktit se tash ky shtet ka një qeveri të re, të majtë, të udhëhequr nga Alexis Tspiras.

Lajme

25/03/2015 10:37

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Greqisë në Beograd, Konstantin Ikonomidis.

“Siç e dini mirë, Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës dhe ne vazhdojmë të qëndrojmë në këtë pozicion”, ka thënë Ikonomidis për të përditshmen serbe “Danas”, raporton Kosovapress.

Por ambasadori grek ka theksuar se me rëndësi të madhe për Serbinë në përpjekjet e saj për integrim në Bashkimin Evropian, është vazhdimi i angazhimit konstruktiv të qeverisë serbe në procesin aktual të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Kryeministri grek, Alexis Tspiras
Kryeministri grek, Alexis Tspiras