Tsmoki-Sigal Prishtina, rezultati i pjesës së parë

Sigal Prishtina është duke pësuar humbje 39:38 nga Tsmoki në pjesën e parë, në ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve.

Sport

21/09/2017 18:49

Çereku i parë i takoi skuadrës bjelloruse, e cila periudhën e parë e përfundoi me dy pikë epërsi, 19:17.

Në periudhën e dytë, skuadra jonë luajti më mirë dhe këtë dhjetë minutësh të dytë e fitoi me 22:21.

Kujtojmë se kampioni i Kosovës ka pësuar humbje edhe në takimin e parë të zhvilluar në Pallatin e Rinisë së Sporteve në Prishtinë me rezultat 50-57.