Tsipras ka zgjedhur kapitullimin: Varufakis thotë se grekët nuk kanë shpëtim!

Ish ministri grek i Financave Janis Varufakis ka thënë se edhe vetë kryeministri Aleksis Tsipras, ka pranuar se nuk beson në programin e ofruar për shpëtimin e Greqisë nga falimentimi, por se nuk ka pasur zgjidhje tjetër.

Bota

21/07/2015 10:47

Varufakis, ka deklaruar se Greqia është subjekt i një projekti që në histori do të mbahet në mend si “katastrofa më e keqe e menaxhimit makroekonomik”. Në përkthim kjo do të thotë se kishin filluar reformat e kërkuara ekonomike të rënies para negociatave zyrtare, transmeton lajmi.net.

Parlamenti gjerman miratoi dje hapjen e negociatave, kurse shpëtimin nga falimentimi në këmbim me programin e masave të rrepta shtrënguese, Greqisë do ti sjellin 86 miliard euro.

“Ky program do të dështojë pa marrë parasysh se kush do ta marrë përsipër zbatimin e tij”, ka deklaruar Varufakis.

Varufakis dha dorëheqje muajin e kaluar, që është parë si një kompromis para eurogrupit me të cilët shpesh kishte konflikte. Ai ka deklaruar se edhe kryeministri Aleksis Tsipras e ka pranuar vetë se nuk beson në programin e ofruar për shpëtimin e Greqisë nga falimentimi, por se nuk kishte zgjidhje tjetër.

“Ai na ofroi dy zgjedhje ose të jemi të humbur ose të kapitullojmë. Por kryeministri zgjodhi mënyrën tjetër”, ka shtuar Varufakis.

Greqia deri të mërkurën duhet të zbatojë reformat e mëtejshme me qëllim që të sigurohet se nuk do të ketë falimentim. Gjermania ishte vendi i fundit i eurozonës, parlamenti i të cilës është dashur të konfirmojë fillimin e negociatave, para se parlamenti grek të pranojë masat e ashpra shtrënguese. /lajmi.net