Tsipras i pakënaqur me ashpërsimin e kontrollove të kufijve

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, duke folur me homologun e tij holandez, mark Rutte, vend i cili mban presidencën e radhës të BE-së, është shprehur i pakënaqur me bllokun për të penguar vendet e Ballkanit nga ashpërsimin e kontrolleve për migrantët.

Lajme

23/02/2016 20:16

Sipas Tsipras, ky ashpërsim i kontrollit të fluksit të migrantëve, bie në kundërshtim me marrëveshjen e arritur në mënyrë unanime gjatë samitit të BE-së, javën e fundit.

Ai para Rutte, u shpreh i indinjuar kundër zhvillimit të ditës së nesërme në Austri të një takimi të rangut ministror, ku nuk do të marr pjesë Greqia, ku do të diskutohet për ashpërsimin e kontrollove të vendeve të kalimit trazit në Ballkan.

“Në raport me këtë takim, kryeministri grek vuri theksin tek domosdoshmëria që vendimet e menaxhimit të fluksit migrator duhet të marren së bashku dhe pa përjashtime”, bëri të ditur zyra e tij e shtypit.

Tsipras kishte kushtëzuar të premten marrëveshjen për kompromisin e arritur nga 28 shtetet kundër çështjes “Brexit” për të siguruar që situata në kufijtë verior të Greqisë për kalimet migratore të mbetej në fuqi deri në samitin BE-Turqi të javës së ardhshme. Ai konfirmoi se kishte marrë një angazhim të tillë në përfundim të samitit të ardhshëm të Brukselit.