“Tsipras dhe Kammenos vitin e ardhshëm sërish do të bisedojnë për marrëveshjen e Prespës”

Në mars të vitit të ardhshëm partnerët e koalicionit në qeverinë greke, Alexis Tsipras dhe Panos Kammenos përsëri do të bisedojnë për marrëveshjen e Prespës.

Lajme

21/09/2018 23:19

Kjo sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA ishte temë e takimit të kryeministrit grek dhe ministrit të Mbrojtjes në Greqi.

Për takimin nuk ka informacione zyrtare, ndërsa ANA-MPA, duke iu referuar burimeve qeveritare shkruan se Tsipras dhe Kammenos ishin pajtuar se “në këtë moment ajo që është më e rëndësishme për vendin është uniteti dhe stabiliteti politik”, ndërsa kishin biseduar për ekonominë, por edhe për marrëveshjen e Prespës.

“Në lidhje me pyetjen për marrëveshjen e Prespës, burimet e njëjta thanë se Tsipras dhe Kammenos ishin pajtuar se në asnjë rast nuk do të lejojnë që të jenë faktor vendimtar në punën e qeverisë dhe do të kthehen në çështjen marsin e ardhshëm”, shkruan agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.