“Truri i Pogbas është off”

Paul Scholes e ka kritikuar jashtë mase Paul Pogban.

Sport

17/10/2018 12:00

Paul Scholes ka thënë se Paul Pogba bënë disa gjëra brilante, por më pas gabimet e tij e mbulojnë të tërën.

“Sa vjeç është ai, 25? Paul bën disa nga gjërat më të mira në lojë, një pasim i madh apo driblim. Pastaj, pesë minuta më vonë, ai do të bëjë një nga gjërat më të këqija, sepse truri i tij ka shkuar ‘off’”, ka thënë Scholes, përcjell “lajmi.net”.

“Kjo ta bën të lehtë për të luajtur kundër tij, sepse e dini se do të vijë momenti negativ për Pogba”.

“Kundër Ëolves, ai pati një kombinacion të madh me Fred, por pastaj, në minutën e ardhshme, e dorëzoi topin në mesfushë, çka u shndërrua në gol nga kundërshtari. Kjo e përmbledh atë”., ka shtuar më tej legjenda e Manchester United. /Lajmi.net/