Truri do të mund të lidhet me kompjuter

Miliarderi Elon Musk po planifikon që t’i lidhë kompjuterët me trurin e njeriut, në vetëm katër vite, në mënyrë që të krijojë një gjuhë të re të telepatisë konsensuale.

Auto & Tek

23/04/2017 22:43

Kompania e tij Nueralink brenda katër vitesh, do të ndërtojë mikro-pajisje që do t’iu ndihmojnë njerëve me lëndime të rënda në tru, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq, në tetë vite, teknologjia e stilit të Matrix, do të jetë në dispozicion për të gjithë.

Zbulimi i tij do të jetë vital në garimin me robotët “si zotë”, ka pohuar ai.

Në intervistën e tij të fundit me Y Combinator, Musk shpjegoi se rezutati më i mirë mes njerëzve dhe makinave do të jetë një mënyrë jetese kolektive ku të gjithë jemi Inteligjencë Artificale.