Truproja i Trumpit me duar të rrejshme, çfarë arme po fsheh? (Foto)

Jo vetëm Donald Trump, po edhe njerëzit që e rrethojnë vazhdojnë të jetë në qendër të mediave të botës.

Fun

22/01/2017 10:09

Teksa fushata elektorale dhe emërimi i tij për president të 45’të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u përcoll me shumë kontroversa, tash debat po zgjojnë dhe truprojat e tij, transmeton Telegrafi.

Faqja Arms Inc. në Facebook, që i dedikohet adhuruesve të armëve, ka publikuar disa foto të parakalimit të Trumpit në rrugë, bashkë me gruan e tij sllovene, Melania.

Kureshtja e shikuesve të fotove të postuara është tek një truproje, që thuhet se ka proteza prostetike dhe se duart i ka të fshehura e në gatishmëri me armë.

“Çfarë mitralozi/mitralozë mendoni se truproja e Trumpit po fsheh nën pallto, prapa duarve të rrejshme?”, është pyetja që shtrohet që zgjon dilema për armën që fshihet lehtë.