Truproja i lokalit alivanos një klient duke e rrahur

Një sherr për motive ende të pazbardhura ka ndodhur në një lokal në zonën e Porcelanit në Tiranë. Truproja e sigurisë së këtij lokali është konfrontuar fizikisht me një klient, i cili nga goditjet e marra ka humbur ndjenjat.

Lajme

13/12/2014 17:02

Ai ka qëndruar për disa minuta i shtrirë në rrugë, çka ka detyruar banorët të njoftojnë policinë me dyshimin se mund të bëhej fjalë për të vdekur.

Ai është dërguar në spital për mjekim.

Truproja është shoqëruar nga forcat e policisë për të dhënë sqarime mbi ngjarjen, e bashkë me të dhe 5 persona të tjerë të cilët ishin dëshmitarë të sherrit mes tyre. Ndërkohë efektivët blu bëjnë të ditur se policia rrugore do të patrullojë gjatë natës në këtë aks për të shmangur incidentet, raportojnë mediat në Shqipëri.