Trupi i pajetë në lumin Sitnica, Policia e cilëson si vdekje e dyshimtë

Policia ka njoftuar se një trup i pajetë, është gjendur në lumin Sitnica, në fshatin Lisicë në Mitrovicë.

Lajme

29/08/2016 11:25

Në njoftim të Policisë thuhet se ngjarja ishte raportuar nga dy dëshmitar, për një trup të pajetë me datën 27 gusht 2016, rreth orës 15:55.

“Në vend të ngjarjes përveç njësive përkatëse të policisë me urgjencë kanë mbërri edhe ekipi mjekësor, njësitë e zjarrfikësve dhe të zhytëseve, ku mjeku kujdestar i emergjencës kishte konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Nga familjarët e viktimës është identifikua trupi i pajetë, ku policia ka marr konfirmimin se kemi të bëjmë me F/K/SH, M.M., e moshës 49 vjeçare, banore e Mitrovicës”, thuhet në njoftim të Policisë.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes me vendim të prokurorit publik, trupi i pajetë i viktimës i është dërguar për ekspertizë mjeko ligjore.

“Sipas rrethanave të ngjarjes rasti është iniciuar si “ vdekje e dyshimtë’’”, thuhet në njoftim.