Trupi i pajetë i Ivanoviqit sillet në selinë e partisë

Trupi i pajetë i Oliver Ivanoviqit, politikan serb që sot në mëngjes u vra në Mitrovicë, është sjellë në selinë e partisë së tij pas kryerjes së autopsisë.

Lajme

16/01/2018 18:34

Ivanoviq është vrarë pikërisht në hyrje të selisë së partisë së tij SDP nga persona të panjohur deri më tash.

Në trupin e Ivanoviqit janë gjetur gjashtë plumba, derisa sulmuesit e kanë lënë të djegur një veturë me të cilën dyshohet se u larguan nga vendi i ngjarjes, shkruan lajmi.net.

Ivanoviq njihet si politikan i moderuar, edhe pse u akuzuar dhe u dënuar për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve nga pjesa veriore.

Vet Ivanoviq katër ditë para së të vritej kishte thënë se djehet i rrezikuar nga bandat dhe kriminelët serbë që veprojnë në veri të Kosovës, respektivisht në veri të Mitrovicës.

Ivanoviq do të varroset në Beograd. /Lajmi.net/