Trupat siriane fitojnë kontrollin e zonës ku filloi konflikti në Siri – Lajmi.net
Trupat siriane fitojnë kontrollin e zonës ku filloi konflikti në Siri
Autori: Lajmi.net BotaLajme 20:19, 12 July 2018
Forcat e Qeverisë Siriane janë duke rimarrë kontrollin e një pjese të Deras, zonë e kontrolluar nga rebelët, njëherësh vendi ku ka nisur pakënaqësia kundër presidentit të këtij shteti, Bashar al-Assad.

Trupat e shoqëruar nga policia ushtarake ruse, kanë zyrë në këtë zonë dhe kanë ngritur flamurin, ka raportuar media shtetërore.

Rebelët është raportuar të kenë pranuar dorëzimin, në këmbim të amnistisë apo rrugës së lirë drejt zonave të kontrolluara nga rebelët në veri të Sirisë.

Ushtria ka fituar kontrollin e një pjesë të madhe të provincës Dera, si pasojë e nisjes së një ofensive të madhe më 19 qershor.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se nga 234,000 personat, të cilët vazhdojnë të jenë të zhvendosur si pasojë e luftimeve, 70 përqind e tyre kanë kërkuar strehim në provincën Quneitra, afër Lartësive Golan, qe janë okupuar nga Izraeli.

Dhjetëra mijëra persona që kanë kërkuar strehim afër kufirit me Jordaninë, janë kthyer në shtëpitë e tyre, prej kur luftëtarët në Dera janë pajtur për të ulur armët dhe të pranojnë paktin me autoritetet shtetërore të premten e kaluar.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO