Trumpit i nxjerrin videon e vitit 1992, shihni se çfarë thotë për një adoleshente! (Video)

Derisa zgjedhjet në SHBA po afrohen gjithnjë e më shumë, kanë filluar publikime të videove të gafave të bëra nga kandidatët presidencialë.

Bota

14/10/2016 14:44

E fundit nga këto, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi është një e vitit 1992, në të cilën shihet kandidati republikan, Donald Trump.

Në video, e bërë në vitin 1992, Trump dëgjohet duke biseduar me një grup të adoleshenteve dhe u thotë atyre se me njërën nga to do të mund të dilte, pas 10 vitesh. Në atë kohë, Trump ishte 46 vjeç.

Në clip, Trump pyet një nga vajzat nëse “ishte duke shkuar deri në shkallët lëvizëse”. E kur vajza i thotë po, ai kthehet nga kamerat dhe thotë: “Do të dalë me të në 10 vitet e ardhshme. Mund ta besoni këtë?”

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, kjo nuk është hera e parë që Trump ka bërë referencë për interesin e tij për takime me vajzat shumë më të reja.

Në vitin 2006, ai bëri një koment të ngjashëm për bijën e tij, Ivanka Trump: “Unë kam thënë se nëse Ivanka nuk do të ishte vajza ime, ndoshta unë do dilja me të “, ka thënë Trump. /Telegrafi/

YouTube player