Trump zhbën rregulloret e Obamas për ndryshimet klimatike

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv kështu duke zhbërë rregullativën e kohës së Obamas, në lidhje me ndryshimet klimatike, shkruan BBC.

Bota

28/03/2017 22:43

Presidenti ka thënë që kjo do t’i jap fund “luftës me qymyrin” dhe “rregullave që vrasin punën”.

Urdhri Ekzekutiv për Energji të Pavarur ka suspenduar qindra masa të vendosura nga paraardhësi i tij, transmeton Klan Kosova.

Grupet e biznesit kanë përshëndetur këtë vendim të administratës Trump, megjithatë aktivistë të mjedisit e kanë dënuar atë.