Trump ndryshon retorikën për myslimanët?

Donald Trump mund të jetë përgatitur më në fund për të bërë atë që shumë liderë republikanë kanë shpresuar: Ta zbusë retorikën e tij, raporton CCN.

Bota

28/06/2016 18:32

Trump ende nuk e ka bërë këtë gjë, megjithatë ka shenja se kandidati i paragjykuar republikan është duke synuar që ta bëjë fushatën e tij më të pëlqyeshme për audiencën e përgjithshme zgjedhore.

Fushata e tij është duke përfunduar finesat në rregulloren mbi ndalimin e myslimanëve emigrantë në SHBA. Në vend që ta fokusojë ndalesën për myslimanët, Trump do t’i ndalojë imigrantët që vijnë nga vendet terroriste dhe të cilët kanë lidhje me trajnime terroriste. Ai ka zbutur qëndrimet e tij për t’i larguar të gjithë emigrantët nga SHBA.