Trump vazhdon akuzat ndaj mediave: Po shkatërrojnë demokracinë – Lajmi.net
Trump vazhdon akuzat ndaj mediave: Po shkatërrojnë demokracinë
Autori: Lajmi.net BotaLajme 9:22, 17 July 2017
Presidenti Donald Trump kritikoi sërish median, duke e akuzuar se “po shkatërron demokracinë” me njoftimet që ka dhënë lidhur me takimin e djalit të tij vitin e kaluar me një juriste ruse, pasi i ishte premtuar se do t'i jepeshin informacione kompromentuese për rivalen e të atit në zgjedhjet e 2016, Hillary Clinton.

Presidenti i bëri këto komente në “Twitter”, nga resorti i tij i golfit në Bedminster, të Nju Xhërsit. Ai i doli përsëri në mbrojtje takimit të të birit, Donald Trump Jr., me Natalia Veselnitskaya në qershor të vitit të kaluar.

“Hillary Clinton mund të siguronte në mënyrë të paligjshme pyetjet për debatet, apo mund të fshinte 3,000 e-maile, ndërkohë që është djali im Don ai që qortohet nga media e lajmeve të rreme?”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë në platformën e tij të preferuar.

Trump i referohej e-maileve që Clinton fshiu nga kompjuteri i saj privat në periudhën kur ishte Sekretare Shteti, si dhe pretendimeve se media ja kishte treguar pyetjet para se ajo të përballej në një debat me një rival brenda partisë së saj demokrate disa muaj para zgjedhjeve të nëntorit.

“Përmes burimeve të rreme dhe paidentifikuara, “fake neps” po shkatërrojnë demokracinë në vendin tonë!” – shkruajti të dielën Presidenti Trump në profilin e tij në “Twitter”.

Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë e hodhi poshtë sulmin e zotit Trump ndaj medias, duke thënë se “një shtyp i lire dhe i pavarur është kritik edhe ndaj demokracisë”.

/ Top Channel

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Supercar Showdown
  • Play Urban Basketball
  • Play Stealth Sniper