Trump, Turnbull dhe Abe bisedojnë për Korenë e Veriut

Trump, Turnbull dhe Abe, kanë zhvilluar një takim trilateral në Manila ku ndodhen për të marrë pjesë në Samitin e ASEAN-it

Bota

13/11/2017 11:04

Presidenti amerikan, Donald Trump, Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull dhe Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, kanë zhvilluar një takim në kuadër të Samitit të 31-të të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), ku kanë shkëmbyer pikëpamjet mbi Korenë e Veriut dhe çështjet tregtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump, Turnbull dhe Abe, kanë zhvilluar një takim trilateral në Manila ku ndodhen për të marrë pjesë në Samitin e ASEAN-it. Sipas lajmit të Sky New në Australi, mësohet se tre liderët kanë diskutuar për çështjen e testimeve të raketave nukleare nga Koreja e Veriut, ku theksohet se “përbën një kërcënim për paqen e rajonit dhe të botës.”