Trump: Të torturohen të dyshuarit dhe të vëzhgohen myslimanët nëpër xhamitë e SHBA-së (FOTO)

Kandidati nga radhët e republikanëve pë president në SHBA, Donald Trump, ka komentuar rreth sulmeve vetëvrasëse që kanë ndodhur sot në Bruksel, ku e kanë humbur jetën të paktën 30 persona.

Bota

22/03/2016 15:33

Në një intervistë për Fox & Friends, Trump ka thënë se SHBA duhet t’i mbyllë kufijtë dhe të ndalojë hyrjen e refugjatëve myslimanë në shtet.

Ai ka sugjeruar edhe përdorimin e torturës me ujë të njohur si ‘waterboarding’ tek të dyshuarit terroristë, duke thënë se do të bënte edhe më shumë po që se do e lejonte ligji, transmeton lajmi.net.

Trump gjithashtu ka thënë se terroristi i dyshuar për sulmet në Paris, Salah Abdelsman, me siguri ka pasur njohuri rreth sulmeve në Bruksel dhe, se nëse do të ishte torturuar, kjo gjë mund të ishte parandaluar.

Veç tjerash, ai ka thënë se SHBA-ja duhet t’i vëzhgojë myslimanët që gjenden në SHBA, e veçanërisht ata që shkojnë në xhami, raporton lajmi.net.

Hilary Clinton e ka kritikuar Trump për këtë deklarata duke thënë: “Ne nuk kemi nevojë të përdorim tortura”. /lajmi.net